Artistët shqiptarë reagojnë pas vdekjes së instrumentistit Shaqir Hoti

Mbrëmjen e djeshme (e shtunë) është ndarë nga jeta instrumentisti i njohur shqiptar, Shaqir Hoti.
Ai ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare duke lënë pas një karrierë të bujshme artistike.
Lajmi ndërkaq u bë i ditur nga familjarët e të ndjerit, ndërsa reagimet ishin të menjëhershme nga ata që e njohën nga afër - politikanë e figura të tjera publike.

Për vdekjen e Hotit ngushëllime kanë shprehur edhe: Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Violeta Kajtazi, Ilir Shaqiri, Korab Shaqiri, Motrat Mustafa, Albina Kelmendi e regjisori Blerim Gjoci.
Të njëjtit kanë kujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit, duke shtuar se ka lënë një zbrazëtirë të madhe në artin shqiptar.
Lexo po ashtu:
https://telegrafi.com/shaqir-hoti-apo-okarina-e-arte-e-melodise-popullore/
Më poshtë ua sjellim postimet e tyre të plota:





/Telegrafi/




























































