Në mesjavë u zhvillua java e 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbin Rahoveci-Ponte Prizreni e fituan prizrenasit 87:98. Basketbollisti më i dalluar ishte Arti Hajdari me 22 pikë, pesë kërcime, tetë asistime dhe tre topa të vjedhur, ndërsa kishte indeksin më të lartë të ndeshjes, 28.


Hajdari ishte i saktë për tri pike, dy herë nga katër tentime, kurse për dy pikë, gjashtë herë nga 11 tentime.

143727624 1667180713461838 2911153794611330001 o

Arti ka zhvilluar ndeshje të mira për skuadrën prizrenase, që është lidere në renditje me 13 fitore dhe pesë humbje.

Ndërkohë, Top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e 18-të ishin: Drilon Hajrizi i Trepçës 36, Brandon Walters i Pejës 31, Arti Hajdari i Ponte Prizrenit 28, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit 24 dhe Cedric Council i Vëllaznimit 24.

143543301 1667180993461810 2658767363157864887 o

telegrafi sport app