Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka vlerësuar lart Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn, duke theksuar se pavarësisht nisjes së luhatshme të sezonit mbesin rival serioz për titullin.

Me përforcimet e bëra në verë, shumica e analistëve kanë vlerësuar se gara e vetme për titullin kampion është midis Liverpoolit dhe Arsenalit.


Megjithatë, për Artetan – City mbetet kandidat për titull shkaku i Guardiolas.

“E njoh shumë mirë Pep-in, kërkesat që vendos mbi lojtarët e tij, mentalitetin që ka klubi dhe cilësinë e skuadrës. Ai gjithmonë i vendos fillimisht standarde vetes, pastaj të gjithëve përreth. Vullneti i tij për të fituar, për t’u përmirësuar dhe për t’u zhvilluar është i jashtëzakonshëm".

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta

“Ai gjithmonë kërkon të mësojë nga më të mirët. Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me të dhe të fitoj shumë trofe pranë tij. Është gjithmonë e bukur ta shoh përsëri”.

Pas një sezoni të kaluar ku City u rrëzua nga gara për titullin, këtë vit ekipi ka nisur me rezultate të përziera: humbje ndaj Tottenhamit dhe Brightonit, por edhe fitore të thella kundër Wolves dhe Manchester United.

Nga ana tjetër, Arsenali ka humbur pikë vetëm një herë deri tani dhe shihet si favorit përballë Cityt këtë fundjavë, në një duel që mund të ketë ndikim të madh në garën për kreun e tabelës./Telegrafi/

telegrafi sport app