Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, duke theksuar presionin e madh që sjell fanella e “Topçinjve”.

Gyokeres po kalon një periudhë jo të mirë te Arsenali, pasi nuk di të gjejë rrugën drejtë rrjetës në gjashtë ndeshjet e fundit.


Megjithatë, Arteta ka konfirmuar se nuk është i shqetësuar për situatën e suedezit, por bëri të qartë se çfarë kërkohet nga një lojtar që mban numrin 9 te Arsenali.

“Nëse nuk mund ta përballosh presionin e të luajturit për këtë klub, atëherë duhet të shkosh diku tjetër”, deklaroi Arteta, duke theksuar se forca mendore është një nga cilësitë më të rëndësishme që kërkon nga lojtarët e tij.

Viktor Gyokeres

Gyokeres iu bashkua Arsenalit këtë verë për 63.5 milionë euro dhe deri tani ka shënuar tre gola në të gjitha garat.

Arteta kërkon më shumë vendosmëri nga sulmuesi kryesor dhe nuk lë vend për justifikime në një klub që synon trofetë më të mëdhenj.

Arsenali përndryshe rikthehet në “aksion” të shtunën mbrëma me fillim nga ora 18:30./Telegrafi/

telegrafi sport app