Mikel Arteta është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Arsenalit.

Ish-mesfushori i Topçinjve, i cili aktualisht është asistent i Pep Guardiolas te Manchester City, ka marrë kryesimin në garën për të zënë vendin e Arsene Wenger.


ArtetaGuardiola (Foto: Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ishte shënjestra kryesore e klubit anglez, mirëpo ai ka vendosur të vazhdojë me Zonjën e Vjetër.

Shefi ekzekutiv i Arsenalit, Ivan Gazidis dhe kreu për çështjet e futbollit, Raul Sanllehi, kanë vendosur që ta angazhojnë 36-vjeçarin.

MikelArtetaa (Foto: Getty Images)

Pos trajnerit të ri, pritet që të ndryshojë i gjithë stafi trajnues në Emirates Stadium, ndërsa është e pasigurt se a do të qëndrojnë Steve Bould dhe Jens Lehmann.

Kreu i shërbimeve mjekësore, Colin Lewin, është ndër ata që largohet nga Arsenali, pasi ka punuar për 23 vjet te klubi anglez.

Kujtojmë se Wenger nuk do të jetë trajner i Topçinjve nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app