LAJMI I FUNDIT:

Artan Dërmaku zgjidhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka”

Artan Dërmaku zgjidhet rektor i Universitetit “Kadri Zeka”

Këshilli Drejtues i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në mbledhjen e mbajtur të enjten, me votim të fshehtë ka zgjedhur Artan Dërmakun rektor të universitetit për mandatin katërvjeçar.

Në këtë mbledhje është bërë intervistimi i kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e rektorit, me ç’rast kandidatët kanë pasur mundësinë të shpalosin vizionin e tyre, objektivat dhe prioritetet, për periudhën 2023-2027 për zhvillimin e Universitetit.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues, Ilir Gjinolli, e uroi për detyrën Rektorin e ri duke i dëshiruar shëndet dhe suksese.


“Sipas statutit të Universitetit të Gjilanit ‘Kadri Zeka’ dhe rregullores së Këshillit Drejtues të UKZ-së, rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni profesional, i zgjedhur nga Senati i Universitetit. Rektori është zgjedhur duke marrë shumicën e votave të anëtarëve të përgjithshëm në pajtim me dispozitat e këtij statuti”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, me zgjedhjen e rektorit është përmbyllur gjithë procesi zgjedhor në UKZ. Fillimisht studentët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, janë mbajtur zgjedhjet për këshillat e fakulteteve dhe së fundi është konstituuar edhe përbërja e re e senatit, të cilët do të marrin mandatin më 1 tetor 2023. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje trilaterale për mbrojtjen

Lajme
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Kalo në kategori