Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është shumë e përfolur në media për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse.


Ajo ka pozuar me xhinse dhe një bluzë të zgjatur ngjyrë hiri dhe me vija rozë, e cila vinte mjaft mirë në pah hiret e saj të trupit.

artaanitaj 1398129104495919930805396009621836169547977n

Pjesa e hapur te dekolteja, bëri që bukuroshja të vërë në pah pak nga gjoksi i saj atraktiv.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë komplimentuar për vijën trupore.

artaanitaj 1407151261112014875976413113700357398842162n Foto: Arta Nitaj/Instagram

Linjat trupore që ka Arta janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër, të cilën e frekuenton thuajse çdo ditë.

Për sa i përket jetës profesionale, Nitaj ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nisë një emision të ri në RTV Dukagjini. /Telegrafi/