Ajo është një nga personazhet e showbizit më të rregullt me ushtrime në palestër.

Bëhet fjalë për aktoren dhe modelen nga Peja, Arta Nitaj, e cila thuajse një pjesë të madhe të kohës e kalon në stërvitje.


E njëjta së fundmi ka shpërndarë disa fotografi në rrjete sociale, ku po ashtu shfaqet në ushtrime.

Screenshot 1 116 Foto: Screenshot/Instagram

“Nuk ka ditë pushimi”, ka shkruar ajo.

Zeshkania shquhet për format trupore dhe tashmë prej vitesh flitet për fizikun atraktiv.

Screenshot 2 91 Foto: Screenshot/Instagram

Përveç pushimeve dhe jetës së shtrenjtë, Nitaj ka vite që nuk ka qenë e pranishme në ekran.

Ajo nuk ka qenë e përfshirë në ndonjë projekt prej kohësh. /Telegrafi/