Mbrëmë nga ora 20:00, në faqen e rrjetit Facebook të grupit “WildLife – Albanian Photography”, u zhvillua intervista e drejtpërdrejtë me artistin e fotografisë, Fahredin Spahija. Intervista është pjesë e projektit që për qëllim ka bashkëbisedimin me disa fotografë bashkëkohorë shqiptarë që e kultivojnë fotografinë si art, si dhe bartjen e përvojës së tyre tek të tjerët. Duhet cekur se grupi “WildLife…” sot paraqet një shtysë të rëndësishme të kultivimit të artit fotografik dhe njëkohësisht të edukimit të fotografëve të rinj, transmeton Telegrafi.
Spahija gjatë intervistës tregoi se përvojën e parë fotografike e kishte si 16-vjeçar, kur po ndiqte një kurs fotografie.
“Aty për herë të parë mësova funksionet e aparatit fotografik dhe punën në laboratorin fotografik, pra se si të zhvillohet filmi i celuloidit dhe si të bartet imazhi nga filmi në letrën fotografike”, ka thënë ai, duke u ndalë edhe në përvojën e tij të parë me teknologjinë digjitale. “Në vitin 1996, teksa jetoja ne Zvicër, bleva aparatin tim të parë digjital, një ‘Kodak DC50’ që realizonte fotografinë me 350.000 pikselë, pra më pak se gjysmë milioni. Ata që e kuptojnë rezolucionin mund ta marrin me mend se sa e varfër në informacione ishte kjo fotografi”.
Me të mbaruar Lufta, Spahija ishte kthyer në Kosovë ku në vitin 2001 kishte hapur ekspozitën e tij të parë në Prishtinë – me fotografi digjitale.
“Ekspozita u bë për dy arsye: për ta njoftuar publikun me artin tim fotografik dhe për t’i bindur kolegët e mi skeptikë se arti fotografik bëhet edhe me teknologjinë e re digjitale dhe se artin fotografik nuk e bën aparatura e çfarëdo teknologjie, por e bën ai që qëndron prapa saj – pra fotografi! Kjo ekspozitë shënon edhe ekspozitën e parë personale me fotografi digjitale në historinë e fotografisë shqiptare”, u shpreh Spahija.
Në pyetjen se “ku është fotografia sot?”, artisti i fotografisë foli për ekspansionin që shënon fotografia digjitale në 20 vitet e fundit – kudo në botë. Ai nxjerr në pah përparësitë e kësaj teknologjie të re, përballë analoges, ndër të tjera për faktin se kur fotografohej me film celuloidi nuk ishte mundësia të shihje menjëherë rezultatin e shkrepjes dhe se duhej kohë derisa filmi dërgohej në laborator dhe derisa mjeshtri i studios të nxirrte nga një fotografi për pozë filmike që ne të kuptonim se si e kemi bërë punën.
“Kjo pritje ndonjëherë zgjaste një deri në dy javë. Kurse me teknologjinë e re, secili përdorues i aparatit fotografik, apo edhe i celularit, ka mundësi ta kontrollojë fotografinë e shkrepur aty për aty dhe, nëse mbetet i pakënaqur me rezultatin, ta shkrep edhe një herë pamjen e njëjtë por me kujdes të shtuar dhe me parametra të ndryshuar. Natyrisht, kjo teknologji, përveç përparësive të shumta, ka edhe anë negative. Po e përmendi këtu krijimin e aplikacioneve fotografike të cilat personat e pandërgjegjshëm i përdorin në dëm të fotografisë, duke manipuluar deri në çoroditje. Këto devijime nga struktura bazike e fotografisë, si dokument apo edhe si art, janë problemi më i madh i kësaj teknologjie. Shqiptarët nuk janë imunë ndaj fenomeneve të tilla negative, ndaj detyrë e fotografëve me përvojë është të bëjnë thirrje tek fotografët e rinj që t’u shmangen çoroditjeve të tilla”.
Në pjesën e tretë dhe të fundit të kësaj interviste që Spahija më shumë e konsideronte si bashkëbisedim virtual, ai e trajtoi situatën tek fotografia shqiptare, duke thënë se asnjëherë nuk mjafton që fotografi të mbështetet vetëm në ndjeshmërinë që ka për fotografinë apo, thënë ma konkretisht, në ndjeshmërinë për krijimin e kompozicionit fotografik!
“Kjo ndjeshmëri apo kjo dhunti duhet të pasurohet me informacione shtesë, siç është njohja e historisë së fotografisë apo, në rastin më të mirë, edhe shfletimi i veprave fotografike të klasikëve, sepse ata krijonin art fotografik qysh gati para 200 vjetësh, pavarësisht rrethanave jo fort të volitshme. Të gjitha këto, pra ndjeshmëria dhe zgjerimi i njohurive, na bëjnë më kreativë dhe gjithsesi edhe më kërkues duke na dërguar tek niveli që në art quhet formësimi i identitetit krijues! Në lidhje me këtë, po e citoj fotografin e njohur amerikan me prejardhje hungareze, Andre Kertesz, i cili ka thënë: ‘Preferoj të mbetem amator i përjetshëm, sepse vetëm si i tillë mund të mësoj vazhdimisht gjëra të reja dhe të krijoj përvoja të reja fotografike’. Vetëm puna e pandalshme dhe zgjerimi i njohurive sjell art të mirëfilltë fotografik dhe krijime unike, e jo lëvdatat e krekosja”, ka thënë Spahija.
Intervistën e plotë mund ta shikoni: KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Survejimi i pesë shkrimtarëve të Kosovës, gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitin 1973

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Zërat e parë femërorë të letërsisë shqipe

Fotografitë ikonike të revistës “Face”

ZHGËNJIM

“Diçka po lëviz nën sipërfaqe": Çfarë zbulojnë “fantazmat” e fshehura brenda kryeveprave të pikturës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania