Manchester United nuk e ka finalizuar transferimin e Harry Maguire te Ëest Ham United, pavarësisht se ka rënë dakord me klubin londinez për gjithçka.
Sipas Fabrizio Romano, Djajtë e Kuq presin të shohin se kush do të jetë zëvendësuesi i tij kur ai të largohet.
“Megjithatë, unë e kuptoj që United dëshiron të presë dhe të shohë se kush do të jetë zëvendësuesi i ish-kapitenit të tyre përpara se ta lërë atë të largohet nga Old Trafford këtë verë”.
“Man United kishte skautë që përcollën Jean-Clair Todibo e Nice të premten mbrëma dhe ata gjithashtu po vëzhgojnë situatën e Benjamin Pavard në Bayern Munich – pasi lojtari dëshiron të largohet”, ka thënë Romano.
Duket se Todibo dhe Pavard janë dy objektivat kryesore të të Kuq për të zëvendësuar Maguire, por ata ende nuk kanë bërë një lëvizje të duhur për asnjërin prej tyre.
Erik ten Hag konfirmoi së fundmi se Maguire do të jetë në dispozicion për Man United kundër Wolves të hënën.
Mbetet për t’u parë nëse marrëveshja mund të përfundojë para kësaj ndeshje. /Telegrafi/