Rikthimi me prezencë fizike dhe me orar të plotë në shkolla vlerësohet si vendim i drejtë dhe që ka ndikuar pozitivisht tek mësimdhënia e mësimnxënia.
Janë vetë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit e përfaqësuesit e institucioneve të arsimit që e vlerësojnë rikthimin si vendim të duhur.
Ndonëse fillimi i vitit shkollor 2021/2022 nisi me gati një muaj vonesë, akterët që janë të përfshirë në sistemin e arsimit thonë se ky vit është shumë më i suksesshëm sesa vitet shkollore paraprake, që për shkak të pandemisë COVID-19, mësimi u zhvillua sipas tre skenarëve të ndryshëm.
Nxënësit janë ata që thonë se ky gjysmëvjetor ka qenë shumë më i suksesshëm, pasi mësimi online ka vështirësitë e veta.
Diamant Begolli, nxënës i klasës së tetë në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, tha se me prezencë fizike arrijnë që të kuptojnë më mirë mësimet.
“Ky vit ka qenë shumë më i mirë sesa vitet e kaluara, sepse nuk kemi qenë online dhe nuk kemi qenë të ndarë nëpër grupe. Gjithashtu ka qenë shumë më mirë se mësimet i kemi kuptuar shumë më mirë, arsimtarët mund të na shpjegojnë më shumë gjëra dhe më shumë detaje. Është shumë më mirë se kur mësimi është mbajtur online, kur kemi pasur shumë probleme me rrjet, me sisteme”, thotë ai për kp.
Edhe nxënësja tjetër e kësaj shkolle, Bulina Osmani, shprehet se rikthimi në shkollë ka ndikuar që të ketë rezultate më të mirë në mësim.
“Ky gjysmëvjetor i kasës së tetë ka qenë shumë më i lehtë prej viteve të tjera, se kemi ardhur krejt bashkë edhe nuk jemi më online. Online e kemi pasur më vështirë se disave nuk na bënte interneti, ose nuk i kemi pasur pajisjet për t’u kyçur online. E kemi më lehtë me e pa arsimtarin duke shpjeguar. Rezultatin e kam pas më të mirë kur kemi ardhur në shkollë, se e kemi pa duke shpjeguar arsimtarin dhe i kam kuptuar më mirë”, shprehet ajo.
Arsimtari i lëndës së matematikës në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, Nuhi Dema, u shpreh se rikthimi me prezencë fizike dhe orar të plotë ka ndikuar që nxënësit të kenë rezultate më të mira.
“Gjatë këtij viti shkollor po mundohemi që të rikuperojmë ato mangësitë që na kanë mbetur nga vitet e kaluara për shkak të pandemisë. Kështu që e kemi mirëpritur në mënyrë që t’i arrijmë rezultatet. Pra, këtë vit po mundohemi të punojmë në cilësi, ndërsa vitin e kaluar më shumë ka qenë sasi se sa cilësi, për shkak që kemi punuar me skenarë të ndryshëm. Këtë vit vërehet që kemi rezultate më të larta në mësimnxënie dhe në mësimdhënie, për shkak që orën e kemi të plotë 45 minutëshe”, thotë ai.
Gjysmëvjetorin e parë të suksesshëm e vlerëson edhe kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj. Megjithatë, ai ka kritika sa i përket investimeve që shteti po bënë në arsim.
“Mësimdhënësit kanë pasur mundësi t’i kryejnë të gjitha obligimet dhe nxënësit kanë pasur mundësi shumë më tepër të jenë shumë aktivë në orë, sepse kanë qenë në klasë bashkë me mësuesit e tyre. Mësimi ka pasur rrjedhë të mbarë, është punuar brenda mundësive që i kemi dhe kushteve, është punuar fatkeqësisht me shkumësa dhe shpuza në një pjesë të shkollave, interneti po mungon. Shteti duhet të jap shumë më tepër buxhet për ta përmirësuar, për ta përgatitur shkollën dhe arsimtarin në trajnime për shekullin 21. Ne po bëjmë një betejë të shekullit 21 po me kushte të shekullit të kaluar”, thotë Jasharaj.
Ndërkaq, Jeton Demi, kryetar i Këshillit të Prindërve të Prishtinës, deklaron se ka qenë pozitive rikthimi i fëmijëve me orar të plotë në shkolla, por që thotë se duhet pritur për të parë nëse do të ketë ndikim në suksesin e tyre.
“Është periudhë e shkurtër për ta vlerësuar ndikimin e përgjithshëm në suksesin e tyre, por është periudhë pozitive për kaq muaj sa kishim kohë që të ishin prezent plotësisht. Ngase vala e re e pritshme e kthimit të virusit dhe rritjes së numrit të rasteve mund të shkaktojë nevojën për reduktim të prezencës së fëmijëve nëpër shkolla andaj për aq sa ka pasur mundësi dhe kjo ka qenë pozitive dhe duhet t’i gëzohemi që këtë periudhë ishim prezent dhe ishim në kohë më të gjatë të nxënësve. Por, është pak për të vlerësuar që kjo mund të ketë ndikuar pozitivisht, por është shpresëdhënës së paku për këtë periudhë”, deklaron Demi.
Se mbajtja e mësimit me prezencë fizike ka ndikim më të mirë në mësimnxënie e thotë edhe Rinor Qehaja, nga Instituti EdGuard.
“Neve besojmë shumë dhe kjo tashmë është dëshmuar në cilindo institucion shkollor që rikthimi ka një ndikim për të mirë në proces të mësimnxënies. Prezenca fizike na është dëshmuar si e pazëvendësueshme me mësimin online dhe atë nga distanca, pra interaktiviteti mësimdhënës-nxënës është i domosdoshëm në proces. Ajo çka neve shpresojmë shumë është që kjo pandemi të jetë një mësim i mirë për institucionet tona që nevojitet një investim më i madh në të mësuarit digjital”, thotë Qehaja.
Në anën tjetër, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, potencon se është herët të flitet nëse do të ketë rezultate më të mira të nxënësve pas rikthimit në shkolla.
“Ka qenë jo vetëm si vendim i duhur por edhe i domosdoshëm. Në të gjitha raportet edhe të organizatave kredibile dhe ndërkombëtare është cekur dhe është evidentuar që mësimi nga distanca nuk i ka arritur efektet e nevojshme përkundër se ka qenë situata me pandeminë sfiduese dhe ka dhënë mundësi sa i përket përmirësimit të disa kompetencave, shkathtësive edhe tek nxënësit po edhe tek mësimdhënësit për shkak të organizimit të mësimit në distancë”, deklaron Nagavci.
Viti shkollor 2021/2022 ka nisur me 27 shtator për shkak të situatës me pandeminë. Gjysmëvjetori i parë ka përfunduar më 30 dhjetor, ndërsa gjysmëvjetori i dytë do të nisë më 10 janar, sot një javë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mushkolaj: Pa çështjen e presidentit brenda, çdo qeveri është jostabile

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Kryeaprlamentari Gashi pret në takim ambasadoren e sapoemëruar të Japonisë Secuko Kavahara

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Trajkoviq: Milan Radoiçiq vazhdon të ushtrojë presion ndaj serbëve në Kosovë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa