Arsenali vazhdon interesimin për Gomesin
289:"LIVERPOOL, ENGLAND - FEBRUARY 02: Andre Gomes of Everton celebrates after scoring his team's first goal during the Premier League match between Everton FC and Wolverhampton Wanderers at Goodison Park on February 2, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Gareth Copley/Getty Images) 12:"Getty Images
Arsenali po përgatit një lëvizje për mesfushorin portugez të Evertonit, Andre Gomes.
Gomes ka bërë përshtypje të mirë që kur arriti në Goodison Park në huazim nga Barcelona gjatë verës së kaluar.
Sipas mediumit anglez Liverpool Echo, Arsenali është i gatshëm të bëjë ofertë për lojtarin, por duhet të fitojë konkurrencën nga brenda dhe jashtë vendit.
Kjo pasi për mesfushorin portugez interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Roma dhe Interi.
Megjithatë, raporti i tyre shton se Gomes është i gatshëm të qëndrojë në Everton pasi është i lumtur me sezonin e tij.
Mesfushori 25-vjeçar në 26 paraqitjet e fundit shënoi vetëm një gol dhe asistoji një herë për Evertonin. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































