Arsenali është duke u  rivalizuar ashpër nga Real madridi për transferimin e mbrojtësit të Rasenball Sport Leipzig, Dayot Upamecano.

The Gunners ka kohë që po e ndjekin nga afër lojën e lojtarit dhe në këtë verë duan t'i marrin shërbimet e tij.


21-vjeçari do të shitet nga skuadra gjermane shkaku që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2021 dhe nuk duan ta humbin si lojtar të lirë.

b dayot upamecano

Mbrojtësi francez ka një klauzolë prej 60 milionë euro në kontratën e tij dhe RB Leipzig nuk do të lejojë largimin e tij nën këtë shumë.

Zinedine Zidane ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e bashkëkombësit të tij, mirëpo Topçinjtë nuk po heqin dorë nga ai.

E gjitha do të varet nga dëshira e Upamecanos se a dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu apo në Emirates. /Telegrafi/

telegrafi sport app