Takimi i zhvilluar të dielën në Emirates ka përfunduar me rezultat 3-1 në favor të mysafirëve.

Djajtë e Kuq krijuan avantazh të dyfishtë në pjesën e parë, duke filluar me autogolin e Almunias (33’), ndërsa Wayne Rooney shënoi për 2-0 (52’).


Edhe në pjesën e dytë ishin sërish mysafirët që shënuan me anë të Ji-Sung Park (52’) duke i dhënë fund dyshimit për fituesin.

Krejt çka bënë Topçinjtë ishte një gol i shënuar nga Thomas Vermaelen, dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app