Sipas spekulimeve nga Kroacia, fitorja e Topçinjve prej 3-0 ndaj Dinamo Zagrebit katër vite më parë ishte e dyshimtë, përkundër faktit se nuk ka ndonjë shenjë se ndonjë pjesëtar i stafit të Arsenalit ka qenë i përfshirë në fiksimin e ndeshjeve, ndërsa edhe klubi nuk është kontaktuar nga hetuesit në fjalë.

Vuk Djuricic, zëdhënësi i shërbimit të anti-korrupsionit kroat ka deklaruar se ata kanë punuar në rastet e manipulimeve të ndeshjeve që një kohë të gjatë së bashku me policinë gjermane dhe kroate. Por, shtoi se ai nuk mund t’i zbulojë se cilat ndeshje janë nën hetim, për shkak se kjo është një e dhënë sekrete. /Telegrafi/

telegrafi sport app