Arsenali dëshiron të vjedhë një transferim prej 80 milionë eurosh nga Real Madridi

Rritja e Kenan Yildiz në futbollin elitar europian ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në tregun e transferimeve.
Paraqitjet e tij te Juventusi e ka kthyer atë në një nga talentet më të kërkuar në kontinent, duke nxitur një garë të hapur mes gjigantëve si Arsenali dhe Real Madridi, ndërsa klubi italian po përpiqet me vështirësi të mbajë “xhevahirin” e vet.
Sipas Sport, ofensiva e Arsenalit nuk është rastësore. Klubi londinez ka qenë prej javësh në kontakt me përfaqësuesit e Yildiz për të kuptuar nga afër kërkesat e tij për pagën dhe për të vlerësuar situatën para një oferte të mundshme zyrtare.
Lojtari, duke ndier se është gati për një hap të madh në karrierë, ka kërkuar një pagë vjetore rreth 6–7 milionë euro, një shifër që ai e konsideron të drejtë për paraqitjet e tij dhe në harmoni me talentet e tjerë të afirmuar në Europë.
Negociatat për rinovimin me Juventusin po lëvizin ngadalë. Klubi dëshiron ta mbajë, por oferta fillestare nuk përputhet me kërkesat e lojtarit, duke krijuar një bllokim që Arsenali po e shfrytëzon në mënyrë inteligjente.

Ndërkohë, Real Madridi po e ndjek zhvillimin e tij nga afër, por qasja e tyre është më e rezervuar. Në Valdebebas e vlerësojnë shumë talentin e turkut të ri, por nuk e kanë prioritet për këtë afat kalimtar.
Ai shihet si një lojtar për të ardhmen, pjesë e rinovimit të gradualshëm të sulmit të “Los Blancos”, pa ndonjë presion për ta transferuar menjëherë.
Në këtë moment, situata është e qartë: Arsenali është klubi më i pozicionuar për të siguruar shërbimet e Kenan Yildiz, falë vendosmërisë së tyre dhe interesit për t’i ofruar një rol që përputhet me ambiciet e lojtarit.
Ndërkaq, Real Madridi mbetet në vëzhgim, i gatshëm të ndërhyjë nëse operacioni zgjatet dhe krijohet një mundësi më e favorshme./Telegrafi/



















































