LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshje me presidentin Ivanov, do të plotësohen vendet e zbrazura të ambasadorëve

Arrihet marrëveshje me presidentin Ivanov, do të plotësohen vendet e zbrazura të ambasadorëve

Tetë vendet e zbrazura në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Maqedonisë do të plotësohen, si rezultat e kohabitacionit midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe presidentit Gjorge Ivanov, konfirmuan burime diplomatike.

Në mesin e tyre është edhe Misioni i Bashkimit Evropian në Bruksel, ndërsa këtu janë edhe vendet e zbrazura në Paris, Londër, Podgoricë, Bern, Varshavë, Osllo dhe Bukuresht. Propozimet duhet të kalojnë në seancë qeveritare, ndërsa burimet diplomatike paralajmëruan edhe rreth të dytë të negociatave për emërime të reja për plotësimin e të gjitha 20 pozicioneve të zbrazura në gjithsej 57 PDK. Në vijim janë tentime për profesionalizim dhe depolitizim të kuadrit diplomatik-konsullor, pa marrë parasysh se një numër i madh i ambasadorëve për momentin janë të emëruar politikisht, ndërsa politizimi, siç theksuan burimet diplomatike, është karakteristike edhe në nivel të tërë Ministrisë.


Tashmë tre deri në katër vjet nuk ka vlerësim të rregullt të diplomacisë, edhe pse ky është obligim ligjor. Periudhën e kaluar, siç vlerësojnë burime diplomatike janë hapur ambasada, pa u bërë vlerësim real për prioritetin, gjegjësisht nëse janë plotësuar kriteret politike, ekonomike, konsullore dhe reciproke. Si shembuj theksohen ambasadat në Brazil, Katar dhe Kazakistan. Nevojitet pragmatizërn, paratë të investohen atje ku është prioritare, theksojnë nga atje. Për momentin proporcikoni i kuadrit diplomatik në MPJ është një ndaj dy në dobi të të punësuarve në Ministri, gjegjësisht rreth 140 diplomatë punojnë më misionet në vendet e jashtme, ndërsa 300 janë në vend.

Ministritë funksionale të punëve të jashtme punojnë me proporcion të kundërt, dy ndaj një në dobi të diplomatëve të cilët janë jashtë, ndërsa MPJ, siç theksojnë burime diplomatike do të tentohet ky proporcion të jetë një ndaj një.

Ndërkaq, theksohet se buxheti i MPJ-së është ulur për 40 për qind nga viti 2009 deri në 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori