LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes palëve, McKennie transferimi i parë i Pirlos si trajner i Juventusit

Arrihet marrëveshja mes palëve, McKennie transferimi i parë i Pirlos si trajner i Juventusit

Weston McKennie do të jetë transferimi i parë i Andrea Pirlos si trajner i ri i Juventusit.

Mesfushori i talentuar amerikan ka kërkuar largimin nga Schalke 04 dhe shumë skuadra kanë qenë në garë për të.

Aston Villa, Everton, Monaco, Arsenal, Leicester City e Tottenham Hotspur kryesisht lidheshin me një transferim të tij.


Weston McKennie . (Photo by Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Por Juventusi është futur fuqishëm në garë dhe ka gjetur akordin me agjentin e lojtarit dhe vet amerikanin.

21-vjeçari do t’i bashkohet Juventusit si huazim nga Monaco, por që Zonja e Vjetër do ta ketë edhe të drejtën e blerjes.

Në fakt bëhet fjalë për një detyrim blerje nëse McKennie i zhvillon 70 për qind të ndeshjeve me Juventusin.

Për huazimin e tij Zonja e Vjetër do të paguajë tre milionë euro, ndërsa 18 milionë të tjera për blerjen e detyrueshme.

Por çmimi i lojtarit mund të rritet deri në 28 milionë në total, nëse arrihen disa klauzola.

Reprezentuesi amerikan që luan në rolin e mesfushorit defensivë, këtë edicion ka zhvilluar 32 ndeshje me Schalken, ku ka shënuar tre gola e ka bërë një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

Boks
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Katër kandidatët e mundshëm të Juventusit për të zëvendësuar Mottan

Serie A
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

Real Madridi mendon për Lamine Yamal dhe Nico Williams nëse Vinicius Jr dhe Rodrygo shiten

La Liga
Kalo në kategori