LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre persona nga Berati për vepra të ndryshme penale, njëri theri me thikë vëllanë e tij

Arrestohen tre persona nga Berati për vepra të ndryshme penale, njëri theri me thikë vëllanë e tij
Foto: Ilustrim

Një person me inicialet E.M 46 banues në Çorovodë është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë, pasi mbrëmjen e djeshme, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu në njoftimin e Policisë së Shtetit bëhet e ditut se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. D., 23 vjeç, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin F. N., 33 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen “Çlirimi”, ka vjedhur 1 televizor dhe 1 printer.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori