Arrestohet një shtetas i Shqipërisë për mashtrim kompjuterik në Prishtinë

Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mashtrim kompjuterik”.
Sipas njoftimit, i dyshuari është mashkull shqiptar, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili është ndaluar nga autoritetet më 25 mars rreth orës 18:00.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar pesë laptopë, katër telefona mobilë dhe disa pajisje të tjera që dyshohet se janë përdorur në kryerjen e veprës penale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































