Arrestohet një person në Rahovec, postoi video në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri

Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, i cili ka postuar video në rrjete duke shtënë me armë, ndërsa i janë gjetur edhe sekuestruar një armë dhe pesë fishekë.
Rasti ka ndodhur Rahovec.
“Rahovec 28.11.2025-NN. Më 02.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte postuar video në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikatorë dhe pesë fishekë”, thuhet në raport.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































