LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Prizren një zyrtar policor i dyshuar për kanosje, i njëjti suspendohet nga puna

Arrestohet në Prizren një zyrtar policor i dyshuar për kanosje, i njëjti suspendohet nga puna

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar dje një zyrtar policor në Prizren me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “kanosje”.

Sipas njoftimit për media thuhet se informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje pas orës 17:00 nga Policia e Kosovës në Prizren se një zyrtar policor është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes.

“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje””, thuhet në njoftim.


Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Ish-bashkëshorti e dogji me benzinë, mjekët e QSUT tregojnë gjendjen e 31-vjeçares

Lajme
Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Osmani thekson nevojën për barazi në bisedimet Kosovë-Serbi: Tavolina e dialogut është e përmbysur

Lajme
Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajçak: S’ka vullnet politik për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përparimi i saj varet pas zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Reduktohet prania e karabinierëve në Urën e Ibrit, largohen edhe disa automjete

Lajme
Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Takimi i radhës në Bruksel, Lajçak paralajmëron vizitë në Prishtinë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Kalo në kategori