LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet në Leposaviq personi që tentoi të fuste në Kosovë 3.7 ton mish kontrabandë nga Serbia

Arrestohet në Leposaviq personi që tentoi të fuste në Kosovë 3.7 ton mish kontrabandë nga Serbia

Një shoferi i automjetit kombi “Mercedes”, që po transportonte 3.7 tonë mish të ndryshëm nga Serbia përmes rrugëve ilegale, është arrestuar Policia e Kosovës në hyrje të Leposaviqit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e aktiviteteve të përditshme për parandalimin e kontrabandës dhe veprave tjera penale ndërkufitare, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare, DRK-Veri, gjatë patrullimit në brezin kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kanë vërejtur një kombi Mercedes të tipit Sprinter ngjyrë e bardhë me targa serbe, që dyshohej se kishte shfrytëzuar rrugën e cila nuk është e autorizuar për kalim kufiri.

“Patrulla policore ka tentuar ta ndal duke ndezur rotacionin dhe dritën vezulluese për ta ndalur, por i njëjti nuk është ndalur dhe ka tentuar t’i ik Policisë. Pas veprimeve aktive operacionale, Policia ka arritur që në hyrje të Leposaviqit ta ndaloj automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit është identifikuar edhe ngasësi i automjetit i dyshuari mashkull/s me iniciale R.K. (1973)”, thuhet në njoftim.


Sipas Policisë, gjatë realizimit të kontrollimit është konstatuar se në automjet (kombi) transportoheshin mbi 3,700 kilogram mish të ndryshëm, në vlerë mbi 20 mijë euro dhe nuk kishte asnjë dokument mbi prejardhjen e mallit .

“Automjeti është përcjellë dhe iu është dorëzuar autoriteteve kufitare në Leposaviq  për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, njofton Policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori