LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet mbikëqyrësi në burgun e Dubravës, dyshohet se mori afër 2 mijë euro ryshfet nga të burgosurit

Arrestohet mbikëqyrësi në burgun e Dubravës, dyshohet se mori afër 2 mijë euro ryshfet nga të burgosurit
Burgu i Dubravës//Foto: Ridvan Slivova

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), ka realizuar dy operacione policore, në dy raste të veçanta, ku janë arrestuar tre të dyshuar.

Në mesin e tyre është një mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë, i cili dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet në vlerë të 1 mijë e 880 eurove, në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve.

Krimet Ekonomike arrestojnë tre persona në Prishtinë, Prizren dhe Pejë
Lexo po ashtu Krimet Ekonomike arrestojnë tre persona në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

I njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale  ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘marrja e ryshfetit’.


“Sot, më 30.06.2023, është zbatuar urdhri i lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit Sh.G., (mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese Dubravë). Ai dyshohet se në katër raste ka marrë ryshfet (1880 euro), në këmbim të ofrimit të disa favoreve ndaj të burgosurve”, thuhet në njoftimin për media.

Pas përfundimit të kontrollit i dyshuari është shoqëruar për intervistim në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.

Ndërsa, dy të arrestuarit tjerë janë trajneri Arbnor Rifati dhe gjyqtari Daut Mehmeti, të cilët dyshohen për kurdisjes të ndeshjeve të basketbollit. Të njëjtëve është caktuar masa u ndalimit prej 48 orëve me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Kalo në kategori