LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku

Arrestohet ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku

Agim Kajmaku ishte në kërkim për shpërdorim detyre, që prej 11 nëntorit të vitit 2019. Ai akuzohet për falsifikim, si dhe për funksioni përtej mandatit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Kajmaku pas arrestimit momentalisht ndodhet në një spital nën forca të rrepta sigurie.


Bëhet e ditur se fillimisht Kajmaku është paraqitur në një spital privat pasi ka pasur probleme kardiake dhe me diabetin. Sapo ka shkruar në spital, këto të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë për shkak të urdhër arrestit të lëshuar ndaj Kajmakut. Më pas gjatë mbrëmjes së djeshme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Ndaj Kajmakut, Prokuroria lëshoi një urdhër-arrest në nëntor të vitit që lamë pas. Që prej asaj kohe Kajmaku ishte në arrati dhe i fshihej policisë.

Kujtojmë se Kajmaku fillimisht u denoncua nga Partia Demokratike duke thënë se ai ka gënjyer në formularin e dekriminalizimit pasi vite më parë ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Më tej Kajmaku edhe pse KQZ e shkarkoi nga detyra, ai vijoi të ushtronte kompetencat e kryebashkiakut duke firmosur shkarkimin e dy nënkryetarëve të Bashkisë Vorë. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori