Arrestohet i dyshuari për vrasjen e të riut Albert Muja në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin se është arrestuar personi me iniciale L.B., i dyshuar për vrasjen e të riut Albert Muja.
Vrasja e Mujës kishte ndodhur më 29 tetor 2021.
"Me urdhër të prokurorisë i dyshuari është ndaluar, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit", thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































