Një grua 23-vjeçare, shtetase braziliane, arrestohet pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në një apartament që e kishte marrë me qira në Shkodër.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit ku ndër të tjera thuhet se është proceduar penalisht shtetasja që i kishte dhënë me qira apartamentin, 23-vjeçares.


“Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 3 celularë. Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e sigurura në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar ‘Rent house’“, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në rrugën “Kardinal Mikel Koliqi”, ku ushtrohej prostitucion.

“Në kuadër të operacionit u arrestuan 2 shtetas u kapën në ambientet e apartamentit, konkretisht: -shtetasja braziliane D. G., 23 vjeçe, e cila kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit; H. H., 28 vjeç. Gjatë veprimeve proceduriale u dekumentua aktiviteti i lojrave të fatit”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen B. B., 34 vjeçe, administratorja e apartamentit, për veprën penale ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/