LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për posedim të substancave narkotike

Arrestohen tre të dyshuar për posedim të substancave narkotike
Foto: Ilustrim

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, njësitet policore në dy raste të ndara në zonën e Skenderajt kanë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Arrestimi i dy të dyshuarve të parë është realizuar në  fshatin Rakinicë të Skenderajt, pasi njësia policore ka ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë  e dyshuar narkotike në sasi 4.2 gr.

Ndërsa, arrestimi i të dyshuarit të tretë është realizuar në kohën kur një Njësi Policore e Trafikut po realizonte një pikë kontrolli në fshatin Runikë të Skenderajt, me ç’rast gjatë kontrollit të një veture, dhe kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 0.5 gr, substancë e dyshuar narkotike.


Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvillojë njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i  paautorizuari  i substancave narkotike’. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori