LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen për inskenim të aksidenteve, të tjerët në vëzhgim

Arrestohen për inskenim të aksidenteve, të tjerët në vëzhgim

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka ftuar të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave dhe grupeve të organizuara, të cilët mundohen të përfitojnë me mashtrim, falsifikim dhe inskenim të aksidenteve të trafikut, me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nga kompanitë e sigurimeve.

Sipas kësaj shoqate, Policia e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një hetimi dhe pune të gjatë, përmes një aksioni kanë zbuluar një grup personash të cilët prej disa vitesh janë marrë me mashtrim, falsifikim dhe inskenim të aksidenteve të trafikut, me qëllim të përfitimit të paligjshëm, nga kompanitë e sigurimeve.

“Sipas deklaratës së Policisë së Kosovës, tanimë janë arrestuar disa persona, dhe hetimet janë në vazhdim për të zbuluar komplet këtë skemë të mashtrimit në dëm të tregut të sigurimeve. Industria e sigurimeve e mirëpret këtë veprim të Prokurorisë dhe Policisë, dhe njëherit i shpreh mirënjohje dhe i përkrah pa rezervë për veprimet e ndërmarra, në këtë aksion duke i inkurajuar për veprime dhe aksione të tilla. Si industri jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë pa rezervë, në zbulimin e rasteve të tilla të mashtrimit dhe përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, të cilat kanë për qëllim dëmtimin jo vetëm të tregut të sigurimeve por edhe të vetë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Njëherit i ftojmë të gjithë qytetarët që të mos bien pre e këtyre personave e grupeve të organizuara apo individëve, të cilët mundohen të përfitojnë me veprimet e tyre të kundërligjshme”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.


Kjo shoqatë ka bërë apel tek të gjithë qytetarët të cilët kanë qenë viktima të mashtrimeve të tilla, t’i lajmërojnë rastet e tyre dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës, në mënyrë që këta persona të dalin para ligjit, për veprimet e tyre kundërligjore.

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori