LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen edhe dy persona në Karaçevë, organizuan lojëra bixhozi

Arrestohen edhe dy persona në Karaçevë, organizuan lojëra bixhozi
Foto: Ilustrim

Janë arrestuar edhe dy persona në fshatin Karaçevë të Kamenicës të cilët dyshohet se të njëjtit në objektet e tyre kanë zhvilluar lojëra bixhozi. Të dy personat lidhen edhe me rastin e aksionit që u zhvillua mëngjesin e 15 dhjetorit në këtë zonë e ku u rrënuan objektet në të cilat po zhvilloheshin lojërat e bixhozit.

Nga policia kanë njoftuar se të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Karaqevë, Kamenicë 15.12.2021 – 06:00-10:00. Me 21.12.2021 lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit në objektet e tyre kanë zhvilluar lojëra bixhozi. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Kujtojmë që në aksionin policor që ndodhi në Karaçevë janë sekuestruar 96 aparate të lojërave të fatit, 4 shtëpiza kompjuterike, 3 llaptop, 3 monitorë, dy televizione që janë përdorur për lojërat e fatit, një pistoletë Ekol special 99 së bashku me 17 fishekë, një gjenerator si dhe një shumë e konsiderueshme e parave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Kalo në kategori