LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan arrestohen dy persona për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare

Në Gjilan arrestohen dy persona për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhënie ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në Gjilan. Raportohet se njëri nga të dyshuarit është regjistruar në mënyrë të kundërligjshme si shtetas i Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është zbuluar se i dyshuari mashkull me iniciale A. R. viti i lindjes 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej 10000,00 (dhjetë mijë euro) përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Njërit nga të dyshuarit i është sekuestruar letërnjoftimi, si dhe anuluar regjistrimi.

Ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë, i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit, është iniciuar rasti “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Lidhur me rastin personat e dyshuar të identifikuar janë intervistuar, ku ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Republikës së Kosovës e po ashtu i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile, Viti. Ndaj të dyshuarit të dytë i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit të kundërligjshëm të të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe pas aktvendimit të prokurorit kompetent mbi ndalim, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga nivel shumë i ultë

Lajme
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve

Lajme
Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Euronews: Sfidat e tranzicionit të FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake

Lajme
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik

Politikë
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera

Politikë
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve

Lajme
Kalo në kategori