LAJMI I FUNDIT:

Arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Haradinaj: Lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq

Arrestimi i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Haradinaj: Lidhjet e shkurtra janë korrupsioni më i keq

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas arrestimit të kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili dyshohet për tri vepra penale.

Haradinaj, përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se ”kjo çfarë po ndodhë në KEK, është dëshmia më e mirë se lidhjet e shkurtëra janë korrupsioni më i keq!”.

Ndryshe, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës sot është arrestuar Nagip Krasniqi – kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, nën dyshimin se i njëjti ka kryer tri vepra penale.


Në njoftimin e lëshuar Prokuroria Speciale thuhet se me urdhër të kësaj prokurorie “Policia e Kosovës, ka arrestuar një person me inicialet N.K. (Nagip Krasniqi) për shkak të dyshimit të bazuar se i  njëjti ka kryer veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrta’’  nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK,  “Ushtrimi i ndikimit’’  nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘Konflikti i interesit’’ nga neni 417 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”.

Me urdhër të prokurorit Krasniqi është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Arrestohet Nagip Krasniqi - kryeshef ekzekutiv i KEK-ut
Lexo po ashtu Arrestohet Nagip Krasniqi - kryeshef ekzekutiv i KEK-ut

Arrestimi i Krasniqit është bërë pasi hetuesë nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës sot kanë bastisur zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Lidhur me arrestimin e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, duke thënë se duhet të deklarohet kryeministri Kurti për arrestimin e mikut dhe bashëpartiakut të tij, pasi sipas tij “sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera“ .

Prangosja e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Krasniqi: Kurti të deklarohet për arrestimin e mikut dhe bashkëpartiakut të tij
Lexo po ashtu Prangosja e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Krasniqi: Kurti të deklarohet për arrestimin e mikut dhe bashkëpartiakut të tij

Krasniqi ka thënë se “arrestimi i sotëm i kryeshefit të KEK-ut, ish-drejtuesit të Komitetit për Energji në Lëvizjen Vetëvendosje, Nagip Krasniqi, është dëshmia më e mirë e asaj që e kemi thënë për muaj të tërë – se Qeveria Kurti, abuzimet më të mëdha i ka bërë pikërisht në sektorin e energjisë, përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut që e kanë instaluar në këtë sektor”.

“Kryeministri Kurti duhet të deklarohet menjëherë për arrestimin e sotëm të mikut dhe bashkëpartiakut të tij, sepse sot e ka momentin të flasë për bojlera e filtera, që pretendonte se i kupton mirë e që sot po vërtetohet se në emër të tyre janë keqpërdorur miliona euro nga vartësit e tij”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook, përcjell Telegrafi.

Krasniqi tha se “Pas këtyre fakteve të reja, përkundër dëshmive që i kanë dhënë në Komisionin Hetimor Parlamentar, tani po vërtetohen edhe takimet sekrete që Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, i arrestuar sot, kishte muaj më parë me Ambasadorin Martin Berishaj dhe tregtarë të tjerë të energjisë në Zagreb”.

“Ftoj Prokurorinë e Kosovës dhe të gjitha organet përgjegjëse që me seriozitetin më të lartë ta procedojnë rastin e sotëm, dhe, një herë e mirë, të gjithë të përfshirët në këto skandale korruptive zinxhirore t’i nxjerrin para drejtësisë”.

Edhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar për arrestimin e Nagip Krasniqit, duke thënë se “duket se KEK-u paska rrjedhur shumë.  Nga Trusti Pensional, gjakderdhja financiare po vazhdon tash e tre muaj.  Mashtruesit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sela: Albin Kurti po bën punën e

Sela: Albin Kurti po bën punën e "djallit", nuk është ai që e kam njohur

Politikë
Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Lajme
“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

“NËN'TOKA”- vendosen posterë kundër Dejona Mihalit në sheshin “Nënë Tereza”

Lajme
Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Angela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit

Lajme
Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Shkelen rregullat zgjedhore, PZAP ka shqiptuar 125 mijë euro gjoba për subjektet politike

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Kalo në kategori