LAJMI I FUNDIT:

Aro Muric: Suedia me ose pa Zlatan Ibrahimovicin shumë e fortë, Kosova ka ardhur të paraqitet mirë

Aro Muric: Suedia me ose pa Zlatan Ibrahimovicin shumë e fortë, Kosova ka ardhur të paraqitet mirë

Në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Suedisë, së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, ishte portieri Arijanet Muric.

Ky i fundit foli për rendësin e ndeshjes dhe kualitetet e ekipit kundërshtarë.

“Jemi të emocionuar dhe me padurim presim ndeshjen me Suedinë, jemi përgatitur mirë dhe shpresoj të tregojmë paraqitje të mirë. Pas ndeshjeve të shtatorit jemi kthyer me më shumë vetëbesim dhe mendoj që dyja ekipet do të kenë rastin të tregojnë paraqitje të mira. Do të përpiqemi të luajmë lojën tonë si gjithmonë”.


Portieri shtatlartë u pyet se a është më e lehtë që të luash kundër Suedisë për Zlatan Ibrahimovicin, i cili do të mungojë.

“E thash është që një ndeshje që mezi presim ta luamjë. Suedia edhe pa Zlatanin është e fortë. Do të luajmë fortë që të marrim një rezultat të mirë ndaj një kundërshtari si Suedia”, deklaroi Muric.

Po ashtu një nga lojtarët që pritet të mungojë është edhe Victor Lindelof, ndërsa edhe sulmi është i fortë dhe këtë e ka pranuar edhe Muric.

“Është një ekip që ka shumë lojtarë të mirë. Një lojtarë nuk është se e bën më të dobët, pasi që e ka grupin e mirë”.

“Nuk mund të veçoj një nga sulmuesit, gjithë janë futbollist të nivelit të lartë”, ka thënë Muric.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës do të zhvillohet të shtunën nga ora 18:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori