Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do ta mbroja penalltinë, goditja e Milik ishte më e vështirë

Portieri Arijanet Muric ka zbuluar se ndihej plotësisht i sigurt se do ta mbronte penalltinë e Manuel Lucatellit dhe se goditja e Arkadiusz Milik ishte shumë më e vështirë.
“Gardiani” i Kosovës ishte i jashtëzakonshëm të dielën mbrëma, duke bërë heroin për Sassuolon ndaj Juventusit.
Përpos pritjeve të njëpasnjëshme, Muric edhe e mbrojti penalltinë e Locatellit në minutën e 86-të, kurse tani ka bërë të ditur se ishte i sigurt që do të kishte sukses.
“Mendoj se skuadra bëri shumë mirë, e tëra ka të bëjë me energjinë. Krijuam shumë shanse dhe e merituam të shkojmë në shtëpi me një pikë”.
“Kisha ndjenjë sapo e goditi topin. Mendova se do ta mbroja, kisha besim. Goditja me kokë e Milik ishte shumë më e vështirë, por menaxhova ta ndalja gjithashtu dhe ishte një natë e mirë”.
Arijanet Muric gagalkan penalti Juventus dan selamatkan Sassuolo dari kekalahan.
Oh iya, Jay Idzes bermain 90 menit di pertandingan ini. pic.twitter.com/pWEZh4xanX
— Berita Sepakbola Dunia (@gilabola_ina) March 22, 2026
Muric tani do të udhëtojë për në Kosovë ku do të provojë t’i ndihmojë “Dardanët” të kualifikohen në Kampionatin Botëror 2026 për herë të parë në histori./Telegrafi/



















































