Aktori Armie Hammer është parë të premten duke u shoqëruar me Alicia Vikander në Itali.

Dëshmitarë të shumtë okularë panë yllin e "Call Me By Your Name", 36 vjeç dhe aktoren e "Tomb Raider", 34 vjeçe, duke darkuar bashkë në Roscioli Salumeria në Romë.


Është thënë se bashkëshorti i Vikander, Michael Fassbender, nuk ishte i pranishëm, por dy individë të tjerë të paidentifikuar ishin gjithashtu në shëtitje.

Screenshot 6 40 Foto: Backgrid

Aktorët e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh teksa luajtën së bashku në "The Man From UNCLE" në 2015 dhe "Freak Shift" në 2020.

Është e paqartë nëse ata kanë një projekt të ri sa i përket punës.

Screenshot 7 33 Foto: Backgrid

Ylli i famshëm ka qenë më parë i martuar me Elizabeth Chambers, me të cilin u nda në korrik të vitit 2020.

Pas kësaj, ai u përfol për një lidhje dashurie me Lisa Perejma në fillim të vitit 2021.

Screenshot 8 35 Foto: Getty Images

Ish-çifti u ndanë në shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/