LAJMI I FUNDIT:

Armatoset Polonia, blenë 32 aeroplanë amerikanë F-35

Armatoset Polonia, blenë 32 aeroplanë amerikanë F-35

Polonia nënshkroi sot një marrëveshje përfundimtare për blerjen e 32 aeroplanëve luftarakë F-35 në vlerë 6 miliardë dollarë, në kuadër të riforcimit të ushtrisë ajrore dhe marrëdhënieve me Uashingtonin.

Shitja e aeroplanëve Polonisë u miratua nga Uashingtoni në shtator. Avionët e parë do të dorëzohen brenda katër viteve. Ata do të zëvendësojnë avionët luftarakë MiG-29 dhe Su-22 sovjetik.

Ushtria ajrore polake disponon tashmë rreth 50 F-16 amerikanë.


Marrëveshja e nënshkruar nga ministri polak, Mariusz Blaszczak dhe ambasadorja e SHBA-së në Poloni, Georgette Mosbacher përfshin dhe trajnimin e pilotëve, simulatorë fluturimi dhe mbështetje logjistike.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për aviacionin ushtarak polak, për sigurinë e Republikës së Polonisë, por gjithashtu edhe për sigurinë e Evropës”, deklaroi presidenti polak, Andrzej Duda gjatë ceremonisë./ATSH/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori