LAJMI I FUNDIT:

Armatimi i konfiskuar, Sveçla: Po qartësohet plani i Serbisë për aneksimin e veriut

Armatimi i konfiskuar, Sveçla: Po qartësohet plani i Serbisë për aneksimin e veriut

Pas operacionit të sotëm të bastisjes në veri të vendit, ku policia ka konfiskuar një sasi të armatimit, ka  reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se armatimi i sekuestruar deri tani zbardh planin e Serbisë për aneksimin e veriut.

Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë”.

“Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës. Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla, transmeton Telegrafi.


Më tej ai ka thënë se “granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”.

“Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës”, ka shkruar ai.

Policia e Kosovës ka kryer të shtunën bastisje në shtatë lokacione në pjesën veriore, lidhur me sulmin e armatosur ndaj Policisë në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake, Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri
Lexo po ashtu Armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake, Policia jep detaje pas bastisjes në shtatë lokacione në veri

Bastisjet janë kryer në katër lokacione në Mitrovicë të Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht te një podrum i lagjes “Tre Rrokaqiejt”, policia ka gjetur mjete shpërthyese, pushkë automatike dhe plumba.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara: 87 copë eksplozivë të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola) 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrikë, 23 detonatorë mekanikë, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës”, ka thënë Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Në zonën e bastisjeve janë parë edhe pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit në Banjskë janë vrarë edhe tre sulmues.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, dhe ka prezantuar prova, që sipas saj e vërtetojnë këtë pretendim, mirëpo Serbia i ka hedhur poshtë ato. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori