LAJMI I FUNDIT:

Armani zbulon gabimet më të shpeshta kur blini një pallto!

Armani zbulon gabimet më të shpeshta kur blini një pallto!

Kështu duhet të duket një veshje e mirë – do të dukeni me elegant dhe “më të shtrenjtë”

Mbreti i stilit të pashembullt, krijuesi italian Giorgio Armani nuk jep shpesh intervista, por kur ato dalin në revista dhe gazeta mode, kujtohen dhe ritregohen me kujdes. Nuk është çudi, sepse kush më mirë të japë këshilla për modën se Armani.


Dikur ai foli për prestigjiozen “Vogue” për pesë pjesët e veshjeve që çdo femër ka në dollapin e saj dhe më pas për gabimet më të zakonshme që bëjnë femrat kur blejnë një pallto.

Këtë sezon palltot zënë një vend të lartë në modë, shpesh mund t’i shohim me prerje të gjata dhe nuanca të ndryshme në rrugë, transmeton Telegrafi.

Ja çfarë duhet t’i kushtojnë vëmendje zonjat dhe gjinia më të fortë, sipas Armanit:

Prerja e keqe e palltos

“Është gjithmonë çështje prerjeje”, ka thënë ai. Femrat, por edhe meshkujt, duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë mënyrës sesi u përshtatet palltoja. Nëse është shumë e madhe, do ta “gëlltisë” atë që e vesh, nëse është shumë e ngushtë do të jetë e parehatshme dhe nuk do të duket bukur mbi rrobat e veshura, ka theksuar Armani.

Mëngët shumë të gjata

“Për mendimin tim, një pallto e mirë rreth gjoksit dhe shpatullave duhet të bjerë natyrshëm, mëngët duhet të ndalojnë te kyçi i dorës, që është një pjesë sensuale dhe joshëse e trupit, duhet të jetë e dukshme”, ka këshilluar Armani.

Zgjidhni një trend, jo një klasik

“Një pallto e mirë duhet të jetë shumëfunksionale, në mënyrë që ta vishni në punë dhe në situata të ndryshme, ndaj është mirë të investoni në copa veshjesh klasike”. Ashtu si çdo veshje tjetër, ajo nuk duhet të vishet në mënyrë të ngurtë, por në mënyrë hijshme, të relaksuar, me vetëbesim. /Telegrafi/