LAJMI I FUNDIT:

ARM dyfishon profitin

ARM dyfishon profitin

Kërkesat gjithnjë e më të mëdha për smartphone dhe tablet, i shkojnë për shtati prodhuesve të çipave për këto pajisje.

Kështu kompania ARM publikoi se neto profiti gjatë çerekut të tretë ishte 32.1 milion funt, ndërsa që e njëjta kompani në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vetëm 14.8 milion funt profit.

Gjatë çerekut të tretë janë shitur një miliard çipa të bazuar në teknologjinë ARM, kanë thënë përfaqësuesit e kompanisë.
Afarizmi i mirë është duke ndikuar edhe në vlerën e aksioneve, të cilat janë rritur për 36 për qind në krahasim me vlerën e tyre nga muaji janar. /Telegrafi/