LAJMI I FUNDIT:

“Arkivole të mbështjellë me flamuj amerikanë” – rebelët Houthi shpërndajnë një video propagandistike, pas kërcënimit të Trump

“Arkivole të mbështjellë me flamuj amerikanë” – rebelët Houthi shpërndajnë një video propagandistike, pas kërcënimit të Trump

Rebelët Houthi në Jemen kanë shpërndarë një animacion që ilustron flamuj amerikanë të mbështjellë në arkivole të panumërta pasi presidenti Donald Trump u zotua se do t’i “dërgojë në ferr”.

Videoja fillon me një flamur të vetëm amerikan të mbështetur në një arkivol, por më vonë ajo tregon dhjetëra arkivole të mbështjellë me flamur që notojnë në ujëra pranë anijeve të shkatërruara të marinës.

Aty, anijet e mëdha janë djegur dhe po digjen në ujëra, të rrethuara nga arkivole.


Videoja e propagandës Houthi shkaktoi zemërim nga civilët amerikanë dhe ngjalli frikë se ishte një mesazh paralajmërues.

Më herët të dielën, grupi pretendoi se ata sulmuan aeroplanmbajtësen USS Harry Truman së bashku me disa anije luftarake amerikane në Detin e Kuq.

Disa orë më parë, Trump nisi grupin e parë të sulmeve ajrore të administratës së re kundër rebelëve, duke vrarë të paktën 31 persona të shtunën.

Houthit pretenduan se breshëria intensive e sulmeve të Amerikës vrau fëmijë, të cilat u kryen me mbështetjen ushtarake britanike. Ata thanë se u plagosën 101 persona.

Trump u zotua të “përdorte forcë dërrmuese vdekjeprurëse” dhe urdhëroi Iranin që “menjëherë” të ndërpresë mbështetjen e tij për grupin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Zelensky: Droni ynë e kaloi testin, fluturoi 3000 kilometra

Evropa

"Gjithçka ka përfunduar", trupat ukrainase flasin për tërheqjen nga Kursku

Evropa
Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

Amerikani pëson djegie të rënda nga çaji i nxehtë i Starbucks, fiton 45 miliardë euro dëmshpërblim

Amerika
Kalo në kategori