LAJMI I FUNDIT:

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së

Arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha ka vendosur të inkuadrohet në politikë, duke iu bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur lideri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka postuar në faqen e tij edhe fotot nga aderimi.


“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, ka shkruar Veseli.

PDK aktualisht është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor dhe siç duket nga postimi i Veselit, Eliza Hoxha do të jetë e angazhuar në Degën e PDK-së në Prishtinë.

Eliza Hoxha, e cila ligjëron në Fakultetin e Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, është emër i njohur edhe në fushën e artit, ndërsa paraqitjet e saj në debatet për zhvillimin e Prishtinës kanë qenë të shpeshta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori