Janë afër 46 mijë punëtorë që kanë përfituar nga 20 përqindëshi i mjeteve nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, proces ky i cili ka filluar njëherë nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) dhe tashmë po e vazhdon Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Deri më tani punëtorëve u janë shpërndarë më shumë se 114 milionë euro nga privatizimin i ndërmarrjeve shoqërore. Por jo të gjithë punëtorët kanë përfituar, janë edhe një numër i madh që me vite presin mos po u renditet emri i tyre në lista për të përfituar nga këto mjete.
Mirëpo, kryesindikalisti Haxhi Arifi fajëson Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për vonesat e trajtimit të ankesave të punëtorëve.
Ai madje ka thënë për Ekonomia Online se punëtorët po vdesin pa e marr 20 përqindëshin që u takon nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore.
Arifi ka saktësuar se në këtë drejtim Qeveria e ardhshme duhet të intervenoj që mos të ketë zvarritje të pakufishme të trajtimit të ankesave të punëtorëve nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme.
“Problemi më i madh janë gjykatat, Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, panelet e vendorëve por njëkohësisht edhe ndërkombëtarëve. Është një numër i madh i listave që janë atje, mund të them se deri më tani janë shpërnda mjete mbi 1 milion euro që kanë përfituar afro 46 000 punëtorë, por ende janë mbi 10 000 ankesa, ndoshta edhe më shumë të cilat presin për shqyrtim. Mendoj që panelet si vendore, por edhe ndërkombëtare duhet ta ndryshojnë gjendjen në Dhomën e Veçantë për shkak se punëtorët nuk mund të presin pa kufi. Të them të drejtën ka nga ata që po vdesin pa i marrë mjetet edhe pse ato dikush i trashëgon”, ka thënë Arifi në një prononcim për Ekonomia Online.
“Qeveria që vjen duhet të intervenojë dhe më saktësisht të përfundojë një neglizhencë që ndodh atje në përfundimin e ankesave që bëhen nga punëtorët, sepse me tri-katër vjet pret një ankesë, ku një person e pengon një listë prej 200 punëtorësh, dhe derisa nuk shqyrtohet ankesa e personit pengohen personat e tjerë që janë në listë. Nuk mund të bëhet shpërndarja e mjeteve përderisa nuk shqyrtohet ankesa e atij personi”, ka shpjeguar Arifi.
Kreu i BSPK-së ka theksuar se kjo çështje duhet të zhbllokohet dhe se 2-3 ankesa të punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme nuk do të duhej ta bllokonin një listë të tërë me më shumë se 200 punëtorë.
“Nuk duhet ta bllokojnë procesin, por duhet t’ua shpërndajmë atyre të tjerëve mjetet dhe të tjerat mjete të ruhen në fondin rezervë që nëse e fitojnë rastin i marrin, por nëse jo t’i marrin punëtorët e tjerë”, ka thënë Arifi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje