Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike, ka thënë se personat të cilët kanë gjuajtur me gaz lotsjellës, nuk do duhej të ishin në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ai tha se sipas parimeve, një person i tillë, nuk do duhej të ishte në pozitën e kryetarit të Kuvendit.


“Të gjithë personat të cilët kanë gjuajtur gaz lotsjellës nuk do duhej të ishin kryetar të Parlamentit”, tha Arifi.

Ndërkaq, përfaqësuesi i KDI, Eugen Cakolli tha se nuk është me rëndësi se kush nga deputetët mund të zgjidhet kryeparlamentar, por është me rëndësi që të zgjidhet dikush për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re.

“Për neve bënë secili prej deputetëve, me rëndësi është me u zgjedhë kryetari i kuvendit e bile nëse opozita po pretendon që po donë me e shpërfaqë paaftësinë, atëherë pse të mos votojnë për me e zgjedhë kryetarin e Kuvendit që me fillu me rrjedhë afati për zgjedhjen e Qeverisë”, tha Cakolli, në “Kallxo Përnime”.

Në anën tjetër, deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se ka vendosur që të rri në opozitë, duke deklaruar se vota e saj nuk është “votë vendimtare” për pozitën e kryekuvendarit dhe formimin e Qeverisë.

Balje tha se kryesia e partisë ka vendosur për opozitë dhe nuk e beson që do të ketë ndonjë ndryshim./Kallxo.com/