Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, prej se ka ardhur në pushtet ka përçarë spektrin politik në Luginë të Preshevës.
Arifi ka theksuar se që nga viti 2015 e tutje deri në vitin 2020 ka pasur një unifikim të shqiptarëve atje, duke potencuar se në po këtë vit, kanë bërë një listë për zgjedhjet paraletrare në Serbi.
Sipas tij, ky unifikim që ka ndodhur për herë të parë pas 30 vjetësh, është përçarë nga VV-ja.
“Kur kemi filluar në 2015 kemi themeluar partinë dhe kemi qenë e dhjeta parti e themeluar në atë kohë. Ssot mbas 7-8 vite punë, e shohim që në Preshevë ka pasur një konsistencë një unifikim të spektrit politik, sepse sot kemi vetëm katër parti politike dhe një grup qytetar. Përshtypja që ekziston në Kosovë apo në shqiptari, që në në Preshevë jemi tepër të përçarë, nuk është reale, sepse në 2020 e kemi pasur një sukses në unifikim e spektrit polik shqiptar, që kemi bërë një listë për zgjedhjet parlamentare në Serbi, që ka ndodhur për herë të parë pas 30 viteve…”, ka thënë Arifi në Personale të RTV Dukagjini.
“Pastaj u përça sepse VV-ja i vendosi duart dhe e ka përçarë. Këtë e di çdo preshevarë dhe çdo shqiptar që e përcjell politiken në Luginë të Preshevës, që më hyrjen e VV-së në pushtet, në atë moment dhe ndërhyrja e saj në Preshevës nuk ka sjellë vetëm përçarjen e kësaj liste, këtij procesi të unifikimi, por edhe ka sjellë probleme të tjera”, ka thënë Arifi. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë