Ariana Grande zbulon metodën emocionale të aktrimit në ‘Wicked’ për të ruajtur distancën nga dhimbja personale

Ariana Grande ka folur hapur për qasjen e saj emocionale gjatë xhirimeve të filmit Wicked, duke shpjeguar se krijoi qëllimisht “shkaktarë” të rinj për personazhin e Glindës, në mënyrë që të mos detyrohej të prekte apo të rikthente dhimbjet e saj personale.
Në intervistën Actors on Actors të Variety me Adam Sandlerin, këngëtarja dhe aktorja 32-vjeçare tha se ndonëse në jetën reale qan shpesh, kjo nuk është aq e lehtë gjatë performancës.
“Shpika shkaktarë për Glindën sepse disa tema të filmit janë shumë të afërta me jetën time. Më duhej të ndërtoja dhimbjen e saj që të mos ktheja timen”, u shpreh Grande.

Ajo tregoi gjithashtu se një nga fustanet e saj në vazhdimin Wicked: For Good i shkaktoi disa gërvishtje të vogla, por nuk u ankua, duke thënë se “çdo gjë ia vlen për artin”.
Gjatë bisedës, Sandler e ngacmoi për fustanin e madh ngjyrë livando, të quajtur “Bubble Two”, ndërsa Grande shpjegoi se në pushime qëndronte mbi një “kuti të vogël me rrota” për të mos dëmtuar veshjen, shkruan DailyMail.
Dy yjet pozonin së bashku për fotografi bardhezi dhe ndanë me humor edhe kujtime nga bashkëpunimet me Ben Stillerin, i cili, sipas tyre, u ka shkaktuar shpesh mavijosje gjatë roleve të përbashkëta. /Telegrafi/






























































