Ariana Grande detyrohet t'i anulojë koncertet për shkak të sëmundjes

187:"NEW YORK, NEW YORK - DECEMBER 06: Singer Ariana Grande attends the Billboard Women In Music 2018 on December 06, 2018 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for Billboard ) 26:"Getty Images for Billboard
Ylli i muzikës pop, Ariana Grande, është dashur të ndërpresë turneun ‘Sweetener’, në mënyrë që t’i përkushtohet shëndetit.
Ajo postoi në Instagram se ishte e sëmurë dhe ka treguar për fansat se ka përjetuar dhimbje të mprehta qëkur performoi në Londër, transmeton KP.
Këngëtarja e njohur ka thënë se zëri i saj tingëllon mirë, por për shkak të sëmundjes nuk mund të marrë frymë në skenë.
Ajo njoftoi sot se gjendja e saj po përkeqësohej dhe se do të duhet të anulojë performancën në Lexington, Kentucky.
Sido që të jetë, nuk janë mësuar detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares apo se për çfarë sëmundje është fjala.

Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































