LAJMI I FUNDIT:

Arben Gashi: LDK-ja nesër pritet të vendosë për koalicionet parazgjedhore

Arben Gashi: LDK-ja nesër pritet të vendosë për koalicionet parazgjedhore

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se kjo parti është e gatshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gashi në një intervistë në Info Magazine, tha se LDK-ja pritet që nesër të marrë disa vendime të rëndësishme sa i përket zgjedhjeve që pritet të mbahen në fillim të tetorit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe aty do të këtë disa vendime. Njëri pritet të jetë zgjedhja e kryesisë së re dhe po ashtu do të ketë debat dhe diskutime se si do të shkojmë në zgjedhje. Besoj që nesër do të kemi një vendim dhe normalisht do të autorizohet kryesia për angazhimet e mëtejme për zgjedhje”.


Gashi gjithashtu tha se nesër mund të vendoset edhe për kandidatin për kryeministër nga kjo parti, përderisa foli edhe për kandidatët për deputetë.

“Pres që LDK-ja do të përballet suksesshëm në këto zgjedhje. Do të konfirmohet me votë që do të përkthehet me ulëse në Kuvend, e më pastaj edhe me marrjen e përgjegjësive qeverisëse”.

“Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja kanë qenë të suksesshëm. Pres që të gjithë nga ta të rikandidohen për deputetë”.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori