Një vogëlush 4-vjeçar në mbrëmjen e të martës, nga shkaqe ende të panjohura ka rënë në ujin e ftohtë 8 gradë të liqenit në Lachen të Kantonit Schwyz. Vetëm falë ndihmës së shpejtë të dy burrave dhe një gruaje ai mundi të mbijetojë.
Arben Bytyqi, 35-vjeçar kishte dashur të pinte një birrë në lokalin e afërm së bashku me kolegun e tij Simon Liechti (23 vjeç) pas mbarimit të orarit të punës. Fillimisht, kur kishin vërejtur se kishte një lëvizje në liqen, kishin menduar se ishte ndonjë rosë. “Por kur pamë se si vogëlushi me triko dhe me këpucë të bardha përpiqej të mbahej mbi ujë, ne vrapuam menjëherë drejt tij”, thotë Bytyqi, transmeton albinfo.
Arbeni është edhe vetë baba prandaj dhe kjo ndodhi e ka prekur në mënyrë të veçantë.
Pasi që fëmija ishte vetëm rreth gjysmë metri larg bregut, ata mundën ta nxjerrin, pa pasur nevojë të hyjnë vetë në ujë.
“Ne e nxorëm atë nga uji duke e kapur për duarsh”, thotë Simon Liechti.
Pastaj vogëlushi ka nxjerrë nga goja rreth gjysmë litri ujë, përcjell albinfo.ch. “Ne u ndiem të lehtësuar që ai ende ishte në jetë”, thonë shpëtimtarët. Ndërkohë aty ka ardhur edhe një grua 34 vjeçe, Katja Bläsi e cila e kishte shikuar skenën nga ballkoni i hotelit të afërm dhe kishte sjellë batanije të leshta për ta tharë dhe ngrohur çunin e lagur e të ftohur. Ajo thotë se vogëlushi ka pasur fat që kanë qëlluar njerëz afër dhe e kanë parë në momentin e duhur.
Edhe zëdhënësi i policisë së Kantonit Schwyz, David Mynall është shprehur se “pa ndërhyrje e dy burrave, e gjithë kjo nuk do të kishte një përfundim të mirë”.
Ndërkohë shpëtimtarët e kanë dorëzuar çunin në duart e shërbimit të ndihmës së shpejtë.
Pastaj ata i ka takuar edhe e ëma e djalit të shpëtuar, e cila i ka falënderuar përzemërsisht. Ajo, pasi kishte vënë re mungesën e të birit, kishte njoftuar policinë për zhdukjen e tij, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq ende nuk dihen rrethanat se si është larguar ai nga mbikëqyrja e së ëmës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

SPQ “8 Shtatori” do të rikonstruohet dhe për atë do të investohen 12 milionë euro

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë