LAJMI I FUNDIT:

Arben Ahmeti: Vjosa Osmani nuk mund ta shpëtojë LDK-në

Arben Ahmeti: Vjosa Osmani nuk mund ta shpëtojë LDK-në

Gazetari dhe komentuesi i zhvillimeve politike në Kosovë, Arben Ahmeti, në profilin e tij në Facebook ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas tij, në LDK po ndodh denigrimi i gruas, ndaj nuk beson që deputetja e Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt, Vjosa Osmani-Sadriu, mund ta largoj LDK-në nga orbita e PDK-së. . Postimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Paska shpërthyer në dhunë mllefi i kamotshëm i një kryeministri burrec që shan në Viber, nxjerr statuse plot mllef dhe ka problem me ekzistencën e gjinisë së kundërt.

Nuk kuptohet sjellja e tillë ndaj një aktivisteje pos vetëm duke kujtuar se ky kryetar i LDK-së i sheh femrat si të denja për kullotje dhe që pas një kohe nuk u duhen më as burrave të tyre. Kështu te qe shprehur në një prej statuseve të tij.


Isa Mustafa mund ta pranojë rivalin mashkull ashtu siç bënë jashtë partisë me Kadri Veselin, ose brenda saj me Lutfi Hazirin. Por, ky nuk e duron dot rivalin grua as brenda dhe as jashtë. Sepse, për të gruaja nuk është e denjë as për rivale.

Dhe, nuk mendon vetëm Mustafa kështu, por edhe shumica e atyre që e rrethojnë. Nëse nuk besoni, duhet ta shihni statusin seksist të Bajram Gecajt para disa ditësh.

Jam i informuar nga aktivistë të ndryshëm për fushatën e ndyrë që Mustafa dhe vartësit e tij bëjnë çdo ditë lume për deputeten Vjosa Osmani-Sadriu. Nuk e di deri kur do ta durojë ajo këtë denigrim në misionin e pamundur që ta shpëtojë LDK-në nga të qënit satelit i PDK-së.

Vjosa nuk ka pse të bëjë përpjekje që të ngjallë idealin që tashmë ka vdekur, është varrosur dhe i është kryer e pamja. E pamja që dikur LDK donte me ia hap PDK-së, është mbajtur. Kryeshnoshi ishte për idealin rugovist”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori