Arbana Osmani, një nga prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar, në një eksperiencë të re shumë origjinale, duke vëzhguar dhe monitoruar jetën e përbashkët të banorëve të shtëpisë së Big Brother, një spektakël i ri i Top Channel, ku Arbana po kalon një tjetër provë të profesionalizmit. Në intervistën e dhënë për revistën “Shqip”, ajo tregon sekretet e suksesit të shtëpisë më të famshme të momentit, “Big Brother”, por na beson ne edhe disa sekrete private të saj. Dëshiron shumë të mos jetë në qendër të vëmendjes së botës së show biz-it, megjithëse prej vitesh i është përkushtuar një karriere interesante në radio dhe televizion. Ka zgjedhur një profesion që e do dhe respekton, atë të gazetares dhe prezantueses dhe dëshiron të tërheqë vëmendjen vetëm me punën që bën dhe asnjë faktor tjetër rrethanor. I kanë besuar të drejtojë programin më të fuqishëm të “Top Channel” për momentin, “Big Brother”, një sprovë e parë kjo si për televizionin, ashtu edhe për vetë Arbanën, që deri tani duket se po ecën në rrugë të mbarë.
“Asgjë tjetër nuk të bën të suksesshëm, vetëm gjërat që njeriu bën me përkushtim dhe pasion”, shprehet ajo. Dhe këtë pasion Arbana Osmani e ka brenda vetes, ushqehet me të dhe ia del të ushqejë dita ditës edhe publikun e gjerë. Një vajzë interesante, që famën e njeriut mediatik e lë tek dera e televizonit dhe pjesën tjetër të jetës kërkon ta ketë të shtruar, të qetë, pa bujë e zhurma të kota, pranë njeriut që dashuron dhe miqve të mirë. Një sukses i menaxhuar ndryshe. Vajza që ka nisur karrierën 16 vjeç në “Top Albania Radio”, pas drejtimit të suksesshëm të “Top Fest”, apo “Super Model of the World”, tani po zhvillon një projekt të rëndësishëm televiziv, duke treguar se asgjë nuk është e pamundur për të. Imazhi i ri i një prezantueseje shqiptare. Dhe kjo vetëm në “Top Channel”, televizioni i vetëm ku Arbana Osmani mendon se një gazetar mund të realizohet plotësisht.
Arbana, sa e shikoni të suksesshëm edicionin e parë të “Big Brother”?
Arbana: Unë e gjykoj të suksesshëm për nga shkalla e lartë e shikueshmërisë që rezulton nga sondazhet e kryera, impakti pozitiv që ka patur tek njerëzit dhe fjalët e mira që degjojmë çdo ditë. Ky reality show erdhi në formën më të mirë origjinale në Shqipëri, për të cilin investimi ka qenë maksimal dhe realizimi ka qenë gjithashtu i një cilësie tepër të lartë.
Sipas jush cilat janë përjetimet që marrin njerëzit kur shohin “Big Brother”?
Arbana: Unë kam vënë re që njerëzit identifikohen me personazhet dhe kjo gjë ndodh me shfaqjet reale, me telenovelat, apo me filmat. Shikojnë “Big Brother” sepse përmes atyre personazheve shohin veten: Për shembull paralelizma të tipit: si reagon Najada dhe si do të reagoja unë po të isha në vend të saj? Gjithashtu thashethemet dhe sjellja mbrapa krahëve dhe e fshehtë, që bëjnë “aktorët e Big Brother” në një ambient aq të ngushtë dhe në afrimitet me njëri- tjetrin, përbën një element tërheqës të lojës. Prandaj ky reality show është kaq i suksesshëm, sepse ata janë njerëz të panjohur të cilët marrin formë përgjithësuese, janë njerëz që shprehin karakteristika që ne i kemi dhe i shohim nëpërmjet lojës së tyre.
Sa i takon përzgjedhjes së banorëve keni deklaruar se jeni munduar të jeni gjithëpërfshirës. Vërtet keni arritur të jeni gjithëpërfshirës dhe nëse po, a është diçka pozitive të pëfshish kaq njerëz të ndryshëm në bashkëjetesë?
Arbana: Eshtë e pamundur të përfaqësosh një popull vetëm nga 14 persona. Falë personazheve që janë në shtëpinë e Big Brother kanë dalë në pah disa nga cilësitë që na karakterizojnë neve si shqiptarë, si karakteri i fortë, thënia e gjërave në sy drejtpërdrejtë, e të tjerë. Eshtë marrë parasysh ideja e të qenit të ndryshëm nga njeri tjetri për të përfshirë sa më tepër karaktere, për të dhënë mundësinë e bashkëveprimit sa me të gjallë me njëri tjetrin. Pra mund të themi që secili është i ndryshëm, por kurresesi që grupi është gjithëpërfshirës për shkak të shkallës tepër të lartë të tipeve të racës njerëzore.
Ju thatë që banorët janë të drejtpërdrejtë. Po a nuk ju duken në një masë të madhe hipokritë, duke u marrë me biseda të vogla pas krahëve të njëri tjetrit?
Arbana: Ai spektakël është jetë reale. Gjatë ditëve të para lojtarët mundohen të zgjedhin fjalorin dhe janë përgjithësisht më të kujdesshëm në veprimet apo mosveprimet e tyre, ndërkohë që më pas, duket qartë një lloj çlirimi në sjelljen e tyre që përafrohet shumë me atë që ata përfaqësojnë në jetën e tyre të përditshme jashte ekranit. Ne duhet të mendojmë sesi do të ishim ne në ato kushte dhe se si jemi ne në jetën reale. Të gjithë ne flasim gjëra drejtpërdrejtë, por bëjmë edhe thashetheme. Ka nga ata që e kanë të vështirë të pranojnë realitetin ashtu siç është në “Big Brother”, ka ende njerëz që nuk durojnë dot kur dikush flet me zhargon, apo në inat e sipër thotë një shprehje banale brenda në shtëpi. Apo ka nga ata që skandalizohen nga një puthje…
Po kjo gjë a ndodh në jetën reale kur nuk ka kamera? Lakmia për para, për famë apo çfarë tjetër mendoni se i ka shtyrë personazhet të hyjnë në shtëpinë e Big Brother?
Arbana: Them se sensi i protagonizmit. Pastaj jeta këtu nuk ofron shumë zgjedhje që të provosh eksperienca të ndryshme që të mbushin shpirtërisht. Për para patjetër. Pesëdhjetë mijë euro është një shumë e madhe që do t’i marrë më i miri…
Dhe që Arbëri ka thënë se do i japë për bamirësi….
Arbana: Kjo është një zgjedhje e tij që e respektoj.
Cili është momenti më i vështirë për ju gjatë realizmit të “Big Brother”? Si e morët vendimin për t’i lëvizur? Cili ishte mendimi i parë kur ndodhi shpërthimi?
Arbana: Momenti më i vështirë ka qenë shpërthimi në fshatin Gërdec. Ishte një moment i vështirë për të gjithë stafin, të cilët më lejoni t’i përgëzoj që me gjithë tmerrin që kanë përjetuar, kanë menduar vetëm për shfaqjen, duke respektuar rregullat e kompanisë “Endemol” dhe duke siguruar strehimin e menjëhershëm të banorëve si dhe monitorimin e tyre kudo me kamera. 13 konkurrentët janë dërguar në një hotel, ku janë ndarë në dhoma të veçanta. “Top Channel” ka filmuar çdo moment të tyre, megjithëse atë natë kameramanët duhet të ishin të gjithë në Gërdec. Të gjithë konkurrentëve iu është lejuar të bënin nga një telefonatë prej 30 sekondash me njërin nga familjarët që kanë dashur ata, për të vertetuar që janë mirë. Përpos kësaj, në dhomat e konkurrentëve kanë qëndruar autorët e programit, të cilët nuk kanë lejuar asnjë prishje të rregullit. Ne kemi transmetuar disa nga këto momente, por duke qenë se situata ishte vërtet tragjike jashtë dhe konkurrentët ende nuk e kishin kuptuar rëndësinë e kësaj tragjedie, ishte jo e këndshme që atë natë kur e gjithë Shqipëria ishte në lot, ne të transmetonim pamje nga grupi i “Big Brother”, të cilët vazhdonin të qeshnin e luanin si gjithmonë. Për këtë jam e bindur që publiku na ka mirëkuptuar.
Vetë ju a kaloni orë pa gjumë duke ndjekur jetën e banorëve?
Arbana: Mos më fol! Fle, kur flenë ata, (që ndonjëherë shkon edhe ora 3-4) dhe kur zgjohem janë zgjuar para meje. Nuk e di si ia bëjnë vërtet, po me oraret e gjumit nuk po ia dal dot më! Por të paktën janë interesantë dhe t’i ndjekësh është një kënaqësi.
A ka sekrete të banorëve që nuk janë bërë transparente për publikun e gjerë?
Arbana: Jo. Nuk na intereson të mos i tregojmë sekretet, afërmendsh!
Ju vetë do të hynit në shtëpinë e “Big Brother”?
Arbana: Jo, sepse puna që unë bëj më kushtëzon që unë të jem para kamerave. Prandaj atë pjesë që e kam jashtë kamerave dua ta mbroj me fanatizëm. Ajo pjesë është vetëm e imja. Ndoshta po të mos bëja këtë punë dhe të kisha një profesion tjetër, do ta mendoja. Fundja kush nuk po e mendon sot si do kishte qenë po të ishte futur aty brenda?
Keni deklaruar se e keni ndjekur prej vitesh programin “Grande Fratello” në Itali dhe se ju ka pëlqyer prezantuesja e parë e tij, Daria Bignardi…
Arbana: Unë nuk kam modele të përcaktuara, më pëlqejnë disa gazetarë italianë, disa amerikanë, apo francezë. Më pëlqen gazetaria e bërë mirë dhe Daria Bignardi nuk është thjesht një prezantuese, është një gazetare, të cilën e kam vlerësuar më tepër, në mënyrë të veçantë për pyetjet e zgjuara që ajo bën. Në fillim te “Tempi moderni”, që ka qenë programi i saj, pastaj te “Grande Fratello”, deri te programi që bën aktualisht në “La 7”, “Le invasioni barbariche”. Pra nuk vlerësoj vetëm drejtimin nga ana e saj të “Grande Fratello”-s, por edhe shumë të tjera që ajo ka bërë. Gjëja që më pëlqen më tepër është sensi i intuitës në pyetjet dhe komentet që bën. Por televizioni italian nuk është kurrsesi modeli më i mirë televiziv. Përpos skenografive mahnitëse dhe dritave marramendëse, mesazhet që ai po përçon, sidomos vitet e fundit janë pak si të thuhet banale.
Ndërkohë e ndiqni drejtuesen aktuale, Alessia Marcuzzi në drejtimin e “Grande Fratello”-s?
Arbana: Jo, nuk e shoh sepse e kam ndjekur shumë këtë spektakël. Çfarë kam pasur për ta marrë, e kam marrë përmes televizionit. Po qe se do ta ndiqja aktualisht, edhe pa dashur, do të marr diçka nga ajo dhe në një farë mënyre do ta kopjoja, gjë të cilën preferoj të mos e bëj.
Duke qenë kaq e pranishme në televizion gjatë viteve të fundit, nuk ju duket se po e lini pas dore radion, nga ku ka nisur karriera juaj?
Arbana: Kështu mendojnë të gjithë, por unë kam ende shumë njerëz që kur i takoj më bëjnë komplimente për emisionet të radio, të cilat vazhdoj t’i realizoj me të njëjtin pasion si më parë.
Megjithatë mes eksperiencave të deritanishme, cila ka qenë më e mira për ju?
Arbana: Të gjitha janë shumë të bukura. Do veçoja “Top Fest”-in që është një spektakël që më ka dhënë shumë dhe më ka mbushur shpirtërisht. Sepse duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me muzikën, që është një pasion i imi i madh, në “Top Fest” isha kokë e këmbë brenda, ashtu siç kam qenë në të gjitha gjërat. I tillë ka qenë edhe spektakli “Super Model of the World” në të cilin kam kuptuar sesi funksionojnë mekanizmat në bisnesin e modës për të cilin më parë nuk kisha kaq shumë informacion. Aty gjithashtu kam njohur nga afër një profesionist dhe një njeri të shkëlqyer, siç është Fadil Berisha. Për mrekulli po ndihem edhe në “Big Brother” ku ka marrëdhënie njerëzore shumë të fuqishme, por edhe shumë delikate, që mua më bëjnë më të kujdesshme në mënyrën sesi sillem dhe prezantoj.
Si e ndieni më shumë veten, si prezantuese apo gazetare?
Arbana: Unë kam mbaruar studimet për gazetari në universitet. Për mua nuk ka rëndësi përcaktimi prezantuese, apo gazetare. Mjaft që unë veten e ndiej mirë kur njerëzit më shohin, më dëgjojnë dhe më pëlqejnë. E rëndësishme është që punën time ta bëj sa më mirë.
Ju vjen keq që e keni lënë përkohësisht “Top Fest”-in?
Arbana: Më shumë më vjen keq që nuk ndihet fare mungesa ime, se ata e bëjnë punën shumë mirë dhe për këtë i kam marrë shumë inat. (bëj shaka! (qesh). Më vjen keq, por unë nuk jam shkëputur totalisht nga “Top Fest”-i. Unë vazhdoj, duke pasur mik shumë të mirë Bojkenin, të komentoj, të jap mendimet e mia, gjykimin mbi këngët, pra nuk jam shkëputur totalisht nga “Top Fest”-i, nuk do të mundesha kurrsesi.
Nëse i dashuri i juaj do të ishte në Big Brother dhe do të flinte me ndonjërën nga vajzat, siç ndodh me Olsin dhe Najadën, ju vetë si do reagonit?
Arbana: I dashuri im nuk do të hynte në “Big Brother” për 100 vjet sepse nuk i pëlqen të jetë protagonist në ekran, e për më tepër në Big Brother. Eshtë jashtë natyrës së tij.
Ju kemi parë së fundmi në fotografitë e shtypit rozë në krahët e tij. Deri tani nuk kishte shumë informacion për jetën tuaj private, ndërsa tani diçka po fillon të duket…..
Arbana: Unë kam dashur ta mbaj gjithmonë larg kamerave dhe fotografëve, atë dhe miqtë e mi, të cilët nuk bëjnë pjesë në show biz. Dhe ai e ka vlerësuar shumë këtë gjë. Mua do të më vinte shumë keq nëse do të vazhdohet të flitet për këtë histori, aq më tepër që tani ka më shumë se kurrë mundësi të flitet për punën time dhe jo për historinë time të dashurisë…Nuk dua të abuzohet me këtë gjë.
Megjithatë kjo është një kosto që duhet ta paguajnë të gjithë njerëzit e show biz-it….
Arbana: Njerëzit që më vlerësojnë jam e bindur që më kuptojnë dhe e respektojnë këtë zgjedhje; pastaj ngadalë se nuk është sekret shtetëror siç po e bëni ju!
Pra s’do na tregoni asgjë për të dashurin?
Arbana: (qesh)Jo, nuk është momenti.
Jeni xheloze?
Arbana: Ju dukem që s’jam?! (qesh)
Si ndihet i dashuri juaj që Arbana është gjithmonë në qendër të vëmendjes?
Arbana: Ai nuk e ndien shumë këtë gjë, sepse unë bëj një jetë shumë normale, domethënë nuk ka asgjë për të qenë e jashtëzakonshme. Arbana mbaron shfaqjen, vjen ai e merr, rri me të. Lokalet e natës nuk i frekuentojmë shumë, por edhe kur i frekuentojmë, e bëjmë me një rreth shumë të ngushtë shoqëror në ndonjë bar ku ndihemi rehat. Njerëzit e panjohur në rrugë kur më flasin me drejtohen si të më kenë njeri të familjes dhe kjo që më bën të ndihem akoma më e thjeshtë. Kështu që edhe ai është i qetë për sa i përket kësaj.
Ai ju bën vërejtje për programet?
Arbana: Rrallë i sheh.(qesh) Ok, “Big Brother”-in e sheh, mblidhet me miqtë tek shtëpia jonë, ose tek shtëpia e ndonjërit prej tyre dhe e shohin ndonjëherë duke bërë edhe komente. Po, më bën vërejtje dhe unë i mirëpres gjithmonë vërejtjet e tij. Në fillim nuk i pranoj, por më vonë i mendoj. Përgjithësisht nuk flasim shumë për botën e televizionit, as me të dhe as me miqtë tane më të ngushtë. Bëjmë biseda të tjera, sikundër shumë prej tyre nuk kanë lidhje me televizionin.
A është e vështirë që të gjesh dashuri dhe mirëkuptim tek një njeri që nuk ka lidhje fare me atë që bën çdo ditë?
Arbana: (Qesh). Megjithë profesionit krejt të kundërt nga imi, ai është shumë më i pjekur dhe më artist se unë, më besoni.
Si ju duket bashkëjetesa me të dashurin tuaj?
Arbana: Kemi një lidhje shumë të gjatë dhe ishim të dëshiruar për të jetuar bashkë.
I ngjan folesë së Big Brother?
Arbana: Jo, sepse nuk ka kamera. Dhe nuk bëjmë thashetheme për njëri tjetrin. (qesh)
Nëse do të kishte kamera, cilën pjesë do kishe dëshirë t’ia tregonim publikut?
Arbana: Asnjërën. (qesh)
Ç’mendoni për modën më të re të programeve reality show që kanë filluar të shfaqen edhe në Shqipëri?
Arbana: Në televizion ka vend për të gjitha. Ne televizionin shqiptar uroj që të tilla shfaqje reale të ndihmojnë në çlirimin e ndrydhjeve të mentalitetit, që fatkeqësisht i kemi të trashëguara nga e kaluara.
Po në një reality show me njerëz vip do merrnit pjesë?
Arbana: Unë nuk e besoj se në Shqipëri do të kishte sukses ndonjë program me njerëz vip, pasi këtu nuk ka akoma vip-a, për të cilët njerëzit normalë duhet të ndihen kuriozë për jetën që bëjnë. Njerëzit e ekranit i takon në rrugë, në ambiente publike, në bare, restorante, sepse këtu nuk ekzistojnë ambiente të posaçme vetëm për vip-a. Shqipëria nuk është akoma gati.
Cili është ai program që nuk e keni bërë akoma dhe do donit ta bënit?
Arbana: Kam disa projekte që kam dashur t’i zhvilloj në televizion, të cilët nuk dua t’i tregoj, sepse mund zhvillohen në fund të 2008-ës. Gjithashtu unë jam shumë e apasionuar pas filmit dhe një ndër dëshirat e mia më të mëdha dhe që shpresoj të bëhet realitet, kur unë të kem edhe eksperiencën dhe shkollimin e duhur, është të bëj një film. Në shtator dua të filloj studimet, për regji filmi. Skenarin e filmit të parë e kam gati. Është një libër i një autori shqiptar, që unë e pëlqej shumë dhe që s’dua ta zbuloj.
Udhëtoni shpesh?
Arbana: Udhëtoj, sa herë që mundem. Më pëlqen eksplorimi i vendeve të reja. Udhëtimi të jep dimensione të reja, frymëzim dhe një qetësi të jashtëzakonshme. /shqip/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje